Kandidatja demokrate Kamala Harris gjatë fjalimit pas rezultatit të zgjedhjeve e ka pranuar humbjen, por është zotuar të luftojë për premtimet që i bëri gjatë fushatës.
Harrisi u bëri thirrje demokratëve ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, ndonëse nuk ishte ai që prisnin.
“Zemra ime është plot sot. Plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri. Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai që donim, nuk është ai për të cilin luftuam, nuk votuam, por nuk do të dorëzohemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë…Tani, e di që njerëzit po ndiejnë dhe po përjetojnë një sërë emocionesh. E kuptoj, por duhet të pranojmë rezultatet e këtyre zgjedhjeve”, ka theksuar ajo.
Derisa e pranoj humbjen në këto zgjedhje, ajo ka thënë se nuk dorëzohet në luftën që e ushqeu këtë fushatë.
“Nuk do të heq kurrë dorë nga lufta për një të ardhme ku amerikanët mund t’i ndjekin ëndrrat, ambiciet dhe aspiratat e tyre”, tha ajo. Amerika, tha ajo, “nuk do të heqë kurrë dorë nga lufta për demokracinë tonë”.
Harris bëri të ditur se ka folur për Trumpin që të ketë “transferim paqësor të pushtetit”.
“Një parim themelor i demokracisë amerikane është që kur humbim zgjedhjet, ne i pranojmë rezultatet. Ky parim, si çdo tjetër, e dallon demokracinë nga tirania”, ka thënë Harris.
Sipas saj, amerikanët nuk besatohen një presidenti apo një partie, por kushtetutës, ndërgjegjes dhe Zotit.
“Besnikëria ime ndaj të treve është arsyeja pse jam këtu për të thënë: ndërsa i pranoj këto zgjedhje, nuk e pranoj luftën që nxiti fushatën”, ka deklaruar zëvendëspresidentja amerikane.
Në përfundim të fjalës së saj, demokratja ka thënë se ka “një thënie që një historian e quajti ligj të historisë, e vërtetë për çdo shoqëri gjatë shekujve”.
“Kjo thënie është ‘Vetëm kur është mjaft errësirë, mund të shihni yjet’”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Harris ka humbur kundër kandidatit republikan, Donald Trump, i cili u rikthye në Shtëpinë e Bardhë pas katër viteve.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...