Zv. Presidentja e SHBA-ve, Kamala Harris në një intervistë për Los Angeles Times tha se administrate Biden “nuk e pa ardhjen e Omicron”, duke iu referuar kështu variantit të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në SHBA.
Varianti Omicron i zbuluar fillimisht në muajin e kaluar në Afrikën e Jugut, ka goditur disa shtete, duke përfshirë edhe Nju Jork-un, Kaliforninë, Floridën dhe Teksasin, transmeton portal arbresh.info
Kompania Pfizer ka raportuar se përforcuesi i saj duket se mbron kundër variantit të ri, ndërsa disa studime thonë se përhapja e Omicron është e shpejtë.
“Ne nuk e pamë Deltën të vinte, dhe shumica e shkencëtarëve në cilët jemi mbështetur nuk e panë Deltën të vinte. Nuk e pamë as Omicron të vinte dhe kjo tregon se natyra e këtij virusi është e tmerrshme, sepse ka shumë mutacione”, tha ajo.
Komentet e Harris vijnë pasi Shtetet e Bashkuara kanë parë një rritje të rasteve të COVID-19, duke përfshirë më shumë se 156,000 të raportuar të enjten dhe më shumë se 143,000 një ditë më parë.
Ekipet profesionale sportive i kanë shtyrë lojrat, disa shkolla janë duke mbajtur mësim online, ndërsa mbajtja e maskave mbetet në fuqi.
Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 77 për qind e amerikanëve të moshës 5 vjeç e lart kanë qenë të paktën pjesërisht të vaksinuar dhe 65 për qind janë vaksinuar plotësisht. Rreth 31 përqind e amerikanëve të moshës 18 vjeç e lart kanë marrë përforcuesin e tyre.
Harris, megjithatë, mbrojti përgjigjen e administratës Biden ndaj COVID-19 mes shqetësimeve nga zyrtarët shëndetësorë të cilët shqetësoheshin se presidenti mund të kishte pretenduar fitoren kundër virusit shumë shpejt, duke i thënë gazetës “ne nuk kemi qenë fitimtarë mbi të”.
“Unë mendoj se akush nuk mund të pretendojë fitoren, pasi janë rreth 800 mijë njerëz që kanë humbur jetën për shkak të këtij virusi”, tha Harris./arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...