Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka paralajmëruar se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjitha demokracitë, transmeton arbresh.info.
“Pushtimi i Rusisë kërcënon jo vetëm demokracinë e Ukrainës, por kërcënon demokracinë dhe sigurinë në mbarë Evropën”, u shpreh Harris në takimin dimëror të Komitetit Kombëtar Demokratik të shtunën në Uashington.
“Oqeani që na ndan nuk do të na lërë të paprekur nga ky agresion”, deklaroi mes tjerash ajo, shkruan CNN.
Harris, duke folur për udhëtimin e saj të fundit në Poloni dhe Rumani, tha se atje ka potencuar se “forca më e madhe” e aleancës është uniteti i saj.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri me popullin ukrainas në mbrojtje të aleancës së NATO-s,” u shpreh Harris, e cila u duartrokit nga turma.
Harris gjithashtu u foli të pranishmëve për takimin me një student maroken i cili ishte arratisur nga Ukraina dhe gjendjen e rëndë të miliona refugjatëve që po ikin nga sulmi rus./arbresh.info/
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...