Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, i cili njoftoi për dorëheqjen e tij në fillim të këtij muaji nga Arabia Saudite, është kthyer në Bejrut dhe ka deklaruar se ka ndryshuar mendje duke u bazuar në dëshirën për të mbajtur vendin larg nga konfliktet rajonale.
Sipas Presidentit libanez, Michel Aoun, hapi i parë që kërkon Hariri është “të mbajë Libanin neutral” nga konfliktet rajonale, duke pretenduar se tani ai ka nevojë për të parë çfarë duhet bërë për të zbatuar kursin paqësor dhe për të shmangur tensionet e mëtejshme të shkaktuara nga ‘dorëheqja’e tij i parë i papritur, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, Hariri në një deklaratë ka theksuar se është kundër grupit Hezbollah të mbështetur nga Iran.
Sipas tij vendimet e Hezbollahut ndikojnë në botën arabe dhe si “të tilla nuk do të pranohen”, ka theksuar ai pa dhënë detaje./arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...