Vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jared Kushner, kanë arritur në Izrael vetëm një ditë para hapjes së ambasadës së re të SHBA-së në Jerusalem.
Çifti – të dy këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë – do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së kësaj ambasade e cila është paraparë të ndodhë të hënën, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, vet Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk do të jetë atje.
Vendimi i tij për të lëvizur operacione nga Tel Avivi i zemëroi palestinezët.
Izraeli e konsideron Jeruzalemin si kryeqytetin e tij “të përjetshëm dhe të pandarë”, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor – të pushtuar nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme në 1967 – si kryeqyteti i një shteti të ardhshëm, njofton Klan Kosova.
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...