Hapet xhamia më e madhe në Turqi: Mund të falen 63 mijë persona

21:57 | 3 Maj 2019
Arbresh Info

Në Turqi me faljen e namazit të xhumasë është bërë edhe zyrtarisht hapja e xhamisë “Çamlica”. Kjo xhami njëherësh është edhe xhamia më e madhe në Turqi e cila ka 6 minare.

Xhamia ‘Çamlıca‘ e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij të kohëve të sotme moderne tashmë është bërë një nga simbolet e qytetit.

Gjithashtu xhamia më e madhe e Turqisë në të cilën në të njëjtën kohë mund të kryejnë adhurim 63 mijë persona, është e vendosur në një pozicion të atillë ku ajo mund të shikohet nga çdo pikë e Stambollit.

Përveç xhamisë në këtë kompleks do të bëjnë pjesë edhe muze, galeri artesh, librari, sallon konferencash, punëtori artesh dhe zonë parkimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme