Arkeologët egjiptianë kanë hapur sarkofagun 30-tonësh nga graniti.
Por, ata janë befasuar me atë që gjetën brenda, transmeton portali arbresh.info.
Bëhet fjalë për tri mumje të dekompozuara për shkak të ujit që kishte depërtuar brenda.
“Sarkofaku është hapur, por nuk jemi goditur nga një mallkim”, tha Mostafa Waziry, kreu i Këshillit Suprem të Antikitetit.
Ai i bëri këto deklarata për shkak të lajme që kanë qarkulluar se brenda fshihen mallkime në qytetin e Aleksandrisë.
Varri është gjetur pesë metra nën sipërfaqe dhe u deshtë ndihma e inxhinierëve ushtarakë egjiptianë për të hapur kapakun prej 15 tonësh.
Sarkofagu mori vëmendje të madhe për shkak të madhësisë jashtëzakonisht të madhe të saj, vëzhguesit besonin se mund të përmbante eshtrat e një figure të shquar, ndërsa disa konsideronin mundësinë që ajo të përmbante kufomën e Aleksandrit të Madh.
Sarkofag, pothuajse tre metra gjerësi dhe dy metra të lartë, besohet të jetë nga periudha e hershme Ptolemeut, e cila filloi pas vdekjes së Aleksandrit në 323BC./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...