Hapet kufiri Egjipt-Gazë, Izraeli do lejojë hyrjen e 20 kamionëve me ushqime

12:51 | 21 Tetor 2023
E.K

Pikëkalimi kufitar mes Egjiptit dhe Gazës është hapur këtë të shtunë, duke mundësuar dërgimin e ndihmave tejet të nevojshme humanitare për palestinezët, të cilët kanë mbetur pothuajse pa ushqim, ilaçe dhe ujë në territorin e tyre të rrethuar nga Izraeli.

Më shumë se 200 kamionë të mbushur me rreth 3.000 tonë ndihma humanitare janë vendosur që disa ditë pranë pikëkalimit kufitar, në pritje për t’u futur në Gazë.

Automjetet kanë filluar të afrohen drejt portave në anën egjiptiane.

Izraeli ka rënë dakord të lejojë rreth 20 kamionë që transportojnë ushqime, ujë dhe ilaçe, por jo karburant në Gaza përmes kalimit jugor nga Egjipti.

Është e paqartë se për sa kohë do të qëndrojë i hapur vendkalimi./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme