Google ADS

Hapet kinemaja e parë në Arabinë Saudite

09:31 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Arabia Saudite ka hapur kinemanë e parë të mërkurën, duke i dhënë fund ndalesës 40-vjeçare mbi kinematë, nën nismën e re nga princi i kurorës për të modernizuar mbretërinë konservatore myslimane.

Në ngjarjen e tapetit të kuq kishte zyrtarë të lartë qeveritarë, personalitete të huaja dhe figura të zgjedhura të industrisë për të parë filmin e superheroit “Black Panther” në sallën e shndërruar të koncerteve në Riad, transmeton portali arbresh.info.

Biletat do të dalin në shitje nga sot për publikun që do të mund të shoh filma nga e premtja, sipas Adam Aron, ekzekutiv i operatorit AMC.

“Sauditët tani do të jenë në gjendje të shkojnë tek një kinema e bukur dhe të shikojnë filma që duhet të shohin: në ekran të madh”, ka thënë ai për Reuters.

Hapja shënon një tjetër moment historik për reformat e kryesuara nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman për të hapur vendin kulturor dhe për të diversifikuar ekonominë e eksportuesit më të madh të naftës në botë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme