Dy gra janë vrarë dhe pesë të tjera janë plagosur, pasi një person i armatosur hyri në një studio joge dhe hapi zjarr.
Scott Paul Beierle vrau Nancy Van Vesem dhe Maura Binkley, pasi hyri në studio në Tallahassee në orën 17:37 të kohës lokale t premten, thotë policia, transmeton portali arbresh.info.
40-vjeçari, me sa duket, ia ktheu armën pastaj vetes, tha shefi i policisë së Tallahassee Michael DeLeo për gazetarët.
Motivi i Beierle për “këtë akt të tmerrshëm” nuk është i njohur në këtë kohë, shtoi ai.
DeLeo tha se oficerët e tij iu përgjigjën raporteve të të shtënave në Tallahassee Hot Yoga brenda “tri minuta e gjysmë”, deri në atë kohë Beierle ishte tashmë i vdekur.
Një numër i viktimave të tjera morën plagë me armë zjarri, ndërsa një person ishte goditur pistoletë.
“Ka indikacione se disa njerëz brenda luftuan dhe u përpoqën jo vetëm të shpëtonin veten, por edhe njerëzit e tjerë, gjë që është dëshmi e guximit të tyre”, tha DeLeo.
Dy nga viktimat mbeten në spital, ndërsa tre të tjerë janë trajtuar dhe liruar./Arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...