Demonstruesit kanë bërë shkatërrime të mëdha në Hamburg, për shkak të mbajtjes së samitit G20 në këtë qytet. Ata i vunë flakën veturave dhe plaçkitën shitoret.
“Unë jam këtu, pasi që konsideroj se G20 është arsyeja kryesore pse po na shkon keq në botë. Lufta mund të jetë edhe më e keqe, por kapitalizmi vret”, ka thënë për CNN njëri nga demonstruesit.
Në rrjetet shoqërore janë plasuar shumë xhirime, në të cilat shihet se si demonstruesit thyejnë dhe plaçkitin shitoret. Janë djegur automobila, ndërsa dëshmitarët thonë se në qytet po mbretëron kaosi.
Deri më tash në përleshjet ndërmjet demonstruesve dhe policisë janë lënduar 213 policë dhe janë arrestuar 203 demonstrues.
Zjarrfikësit kanë intervenuar mbi 200 herë në 24 orët e fundit, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë intervenuar në 126 raste.
https://www.youtube.com/watch?v=324zmgzYICg
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...