Brigada Izzedine al Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, thotë se ka lëshuar 150 raketa shtesë drejt Tel Avivit të shtunën në mbrëmje.
Grupi tha se kjo ishte në “përgjigje ndaj bombardimit të kullës së banimit në qendër të qytetit të Gazës”, në një postim në Telegram.
Çfarë ndodhi: Një grup shumëkatëshe në Gaza u goditën nga një shpërthim dhe dy kulla u panë duke u shembur pak para orës 19:00, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
“Tani që okupuesi ka bombarduar Kullën Palestineze në mes të qytetit të Gazës, Tel Avivi duhet të qëndrojë në njërën këmbë dhe të presë përgjigjen tonë shkatërrimtare”, tha në Telegram Abu Obaida, zëdhënës i Brigadave AlQassam. /Klankosova.tv
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...