Rripi i Gazës është duke u përgatitur për një konfrontim të menjëhershëm ushtarak me Izraelin, i cili pritet të ndodhë brenda ditëve të ardhshme.
Raporti i publikuar nga al-Hayat sugjeron se organizata fundamentalist islamike palestineze dhe fraksionet e tjera, vlerësojnë se shanset për luftë me Izraelin janë dikur rreth 95 përqind, duke pretenduar se ajo mund të shpërthejë brenda ditësh ose orësh, transmeton portali arbresh.info
Duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, të cilët takuan shefin politik të Hamasit, Yahya Sinëar, raporti thekson se palestinezët besojnë se Izraeli do të përdorë një stërvitje të planifikuar në afërsi të enklavës për të nisur një sulm mbi të.
Raporti është publikuar edhe mediat izraelite.
Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Palestinës janë përkeqësuar që nga momenti kur presidenti Donald Trump morri vendim që të njoh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit./arbresh.info/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...