Hamasi i ka përshkruar sugjerimet për përparim në një marrëveshje armëpushimi Izrael-Gaza si një iluzion, pasi presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ndihej “optimist”.
Pas dy ditësh bisedimesh të mbështetura nga SHBA në Katar, Biden tha të premten “ne jemi më afër se kurrë”.
Megjithatë, një zyrtar i lartë i Hamasit i tha BBC-së se nuk kishte pasur përparim dhe ndërmjetësit po “shisnin iluzione”.
Izraeli tha se “vlerëson përpjekjet e SHBA dhe ndërmjetësve për të bindur Hamasin nga refuzimi i tij për një marrëveshje për lirimin e pengjeve”.
Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të një sulmi të paprecedentë në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng./abcnews.al
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut