Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se Hamasi nuk përfaqëson palestinezët.
Deklaratën, Blinken e dha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Tel Aviv.
Blinken u shpreh se Hamasi ka vetëm një agjendë, të shkatërrojë Izraelin. Ndër të tjera, Blinken nënvizoi se kushdo që ka kryer krime, kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet.
“Evropa, Azia, Afrika, kontinenti amerikan, asnjë rajon nuk ka shpëtuar nga Hamasi. Kushdo që kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet. Ne e dimë që Hamasi nuk përfaqëson njerëzit palestinezë, apo edhe shpresat e tyre për të vijuar me masa të njëjta me liri, mundësi, dinjtet. Hamasi, në vend që të promovojë mirëqënien e popullit të tij, qeverisë, me terror, suilmon me raketa. E dimë që Hamasi nuk i ka kryer krimet barbare duke pasur mendjen te njerëzit e Palestinës. Hamasi ka vetëm një agjendë, të shkatërrojë Izraelin, asnjë vend nuk mundet apo duhet të tolerojë vrasjen barbare të qytetarëve. Izraeli ka të drejtë që të mbrojë veten e tij”, theksoi Blinken./abcnews.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...