Hamasi i merr peng disa ushtarë dhe civilë izraelit

18:09 | 7 Tetor 2023
E.K

Hamas ka marrë pengje dhe të burgosur lufte. Kjo është ajo që ka bërë të ditur ministria izraelite e Mbrojtjes nëpërmjet një zëdhënësi ditën e sotme.

“Ka po ashtu të vdekur mes ushtarëve të IDF-së. Nuk mund ta themi numrin ekzakt për momentin, jemi në luftë,” bëri të ditur gjenerali Daniel Hagari.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, deri më tani si pasojë e sulmeve, të paktën 908 persona ndodhen në spitalet e Izraelit. Përpos tyre, në Izrael kanë humbur jetën 40 persona.

Ndërsa, në Gaza, numri i të vdekurve është 200 kurse 1 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur./a2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme