Një delegacion i Hamasit u largua mbrëmjen e kësaj të diele nga Kajro, tha Ezzat Risk, një nga zyrtarët e tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze për një armëpushim në Gaza.
Të dërguarit e Hamasit “takuan ndërmjetësuesit, të cilët i informuan mbi rezultatet e negociatave të fundit“, tha Risk. Pozicioni i lëvizjes së tij mbetet i pandryshuar: Hamasi dëshiron, siç përsëriti Risk, “një armëpushim të plotë, një tërheqje të plotë të trupave izraelite, kthimin e të zhvendosurve, hyrjen e ndihmës humanitare, rindërtimin dhe një marrëveshje shkëmbimi” për të burgosurit dhe pengjet palestineze Gaza.
Në të njëjtën kohë, një zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha se grupi po i qëndronte propozimit të tij të 2 korrikut për një armëpushim në Gaza, duke hedhur poshtë kushtet e reja izraelite dhe duke thënë se bisedimet për një marrëveshje të afërt janë false. “Ne nuk do të pranojmë diskutime për tërheqje nga ajo që ramë dakord më 2 korrik apo për kushte të reja”, tha ai, duke folur në televizionin Al-Aqsa./abcnews.al
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...