Hamasi e pranon shtetin palestinez me kufijtë e vitit 1967

21:52 | 1 Maj 2017
Trina Galanxhi

Hamasi ka paraqitur një dokument të ri politik që pranon formimin e shtetit palestinez përgjatë kufijve të vitit 1967.

Sipas dokumentit të ri, Hamas nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe pohon se konflikti në Palestinë nuk është një çështje fetare, transmeton portali arbresh.info.

Pozita u bë zyrtare të hënën në kryeqytetin e Katarit, Doha, nga Khaled Meshaal, udhëheqësi në mërgim i grupit palestinez që drejton Rripin e Gazës.

“Pa komprometuar refuzimin e saj ndaj entitetit sionist … Hamasi konsideron krijimin e një shteti palestinez plotësisht sovran dhe të pavarur, me Jerusalemin si kryeqytetin e tij përgjatë vijave të 4 qershorit 1967, me kthimin e refugjatëve dhe të zhvendosurve në shtëpitë e tyre prej të cilave janë dëbuar”, thuhet në dokument.

Ndërsa dokumenti themelues i Hamasit në vitin 1988 kërkoi marrjen e të gjithë mandatit të Palestinës, duke përfshirë edhe Izraelin e sotëm, dokumenti i ri pranon kufijtë e vitit 1967 si bazë për një shtet palestinez, me Jerusalemin lindor si kryeqytetin e saj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme