Hamas shpallet organizatë terroriste nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë

10:08 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Grupi islamik palestinez Hamas është shpallur një organizatë terroriste nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Gjykatësit në gjykatën më të lartë të Bashkimit Evropian vendosën që grupi duhet të mbetet në një listë të zezë në të gjithë BE-në dhe ta kthejë çështjen në një gjykatë më të ulët, transmeton portali arbresh.info.

SHBA është midis vendeve në nivel global që e klasifikojnë Hamasin si një grup terrorist, edhe pse në Britani të Madhe nuk është e ndaluar në tërësinë e saj.

Lista e organizatës së kontrolluar nga zyra e jashtme përfshin krahun e saj ushtarak, Brigadat Izz al-Din al-Qassem, për “qëllimet e tyre për t’i dhënë fund okupimit izraelit në Palestinë dhe për të krijuar një shtet islamik”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme