Krahu i armatosur i lëvizjes palestineze Hamas, Brigadat Izzeddin al-Kassam, publikuan fotografitë e disa personave të forcave speciale izraelite që dy javë më parë u infiltruan në Rripin e Gazës dhe automjeteve të cilët përdorën për të kryer operacionin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fotografitë e trupave izraelitë, prej të cilëve dy gra, janë publikuar në faqen e internetit të Brigadave Kassam, të cilët thanë se personat në fjalë ishin pjesëtarë të forcave speciale të cilët hynë në qytetin Khan Yunus në jug të Rripit të Gazës.
Në faqe janë shpërndarë edhe fotografitë e minibusit dhe kamionit të përdorur gjatë operacionit në Gaza.
Brigadat Kassam thanë në një deklaratë se hetimi në lidhje me infiltrimin është duke vazhduar dhe se është arritur përparim në këtë hetim.
Në deklaratë kërkohet nga palestinezët të ofrojnë të dhëna nëse zotërojnë mbi personat që u publikuan në fotografi.
– Tensionimi i situatës në Gaza
Shtatë palestinezë ranë dëshmorë dhe një ushtar izraelit u vra më 11 nëntor pas përleshjeve që shpërthyen pasi grupet palestineze të rezistencës vërejtën një grup ushtarësh izraelitë me automjet civil të cilët kishin hyrë tre kilometra në Gaza.
Një ditë pas incidentit, një ushtar izraelit u plagos nga një sulm me raketa i grupeve palestineze të rezistencës, mes të cilave ndodheshin edhe Hamasi dhe Xhihadi Islam. Grupet palestineze njoftuan se ky sulm, gjatë të cilit u qëllua një autobus, është ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje për dëshmorët e rënë të dielën.
Pas këtij zhvillimi, Izraeli nisi një sulm ajror, ndërsa grupet palstineze u kundërpërgjigjën me raketa.
Shtatë palestinezë të tjerë ranë dëshmorë dhe 25 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës, ndërsa një person vdiq në anën izraelite.
Më 13 nëntor u njoftua arritja e një armëpushimi mes grupeve palestineze dhe Izraelit i ndërmjetësuar nga Egjipti.
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...