Marion Maréchal-Le Pen njëherë shpërndau lajmin se do të udhëheq partinë e Frontit Nacional, por sipas lajmeve të fundit nga mediat e huaja, ajo ka vendosur të heq dorë nga politika.
27-vjeçarja është konsideruar prej kohësh si një yll në rritje për Partinë Fronti Nacional, por besohet se ajo është zhgënjyer me pikëpamjet e hallës së saj, transmeton portali arbresh.info
Ajo ishte prirë për të marrë nën udhëheqje partinë, nëse halla e saj, Marine Le Pen, do të merrte postin e presidentes.
Megjithatë, gjërat nuk kanë ecur si duhet për familjen Le Pen.
Marine Le Pen u mposht nga rivali i saj Emmanuel Macron me më shumë se 60 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Le Parisien shkruan se Marine Le Pen ka theksuar se mbesa e saj ka ‘bërë një zgjedhje personale’ duke u larguar nga skena politike, ndërsa ka shtuar se ajo e respekton vendimin e saj.
Gjërat mes hallës dhe mbesës nuk kishin shkuar si duhet gjatë fushatës zgjedhore. Marine Le Pen ishte kritikuar nga mbesa e saj për fushatën parazgjedhore./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...