Kina duhet të bëjë më shumë për të kundërshtuar Korenë Veriore ose SHBA-të do t’i “marrin gjërat në dorë”, ka deklaruar ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikky Haley.
Për Fox Neës, ajo tha se Pekini dhe pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare po dalin kundër Phenianit vetëm me anë të sanksioneve, transmeton portali arbresh.info
“Që të jemi të qartë, Kina duhet të bëjë më shumë”, tha Haley.
Ajo ka theksuar se SHBA-të janë duke i bërë presion Kinës në këtë drejtim.
Haley ka theksuar se Trump dhe Presidenti kinez, Xi Jinping kanë një “marrëdhënie shumë të mirë”, por që Trump “kërkon që ata të bëjnë më shumë”.
“Tani është koha që Kina të përgjigjet”, tha ajo.
Gjatë intervistës Haley ka mbrojtur deklaratën e saj për “rrafshimin e Koresë Veriore”, duke theksuar se nëse “Koreja Veriore vazhdon kërcënimet, atëherë do të ndodh më e keqja”.
Tensionet me Korenë Veriore janë rritur ndjeshëm gjatë testimit të fundit të raketës balistike, e cila përfundoi në ujrat e Japonisë./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...