Google ADS

Hakohen televizionet ruse në “Ditën e Fitores” – publikohen mesazhe kundër luftës në Ukrainë

21:54 | 9 Maj 2022
KRG

Hakerët ndërprenë pamjet televizive që pasqyronin paradën e “Ditës së Fitores” të Rusisë teksa shfaqën mesazhe duke akuzuar qytetarët se kanë “gjak në duar” për luftën në Ukrainë.

Stacionet televizive kabllore dhe satelitore të censuruara ruse papritmas shfaqën mesazhe kundër lluftës pak para se presidenti rus, Vladimir Putin të mbante fjalimin në Sheshin e Kuq të Moskës, raporton nypost.

“Në duart tuaja keni gjakun e mijëra ukrainasve dhe qindra fëmijëve të vdekur”, shkruhej gjithashtu në një nga sloganet e ndryshme duke shtua se “Televizioni dhe autoritetet po gënjejnë. Jo luftës”.

Një faqe ruse e lajmeve tregoi gjithashtu materiale kundër luftës që ishin thellësisht kritike ndaj Putinit, të cilat u zhdukën me shpejtësi.

Grupi i fshehtë vigjilent kibernetik “Anonymous” – i cili më parë synonte mediat ruse – ishte një nga ata që shpërndante video të hakimit të televizioneve ruse, pa marrë merita të drejtpërdrejta për të.

“Mirëmëngjesi Moskë”, shkroi në Twitter grupi i hakerëve në anglisht dhe rusisht.

Mediat ruse janë tmerruar nga mbulimi pro-Kremlinit pasi një ligj i ri u miratua në fillim të luftës që kërcënonte gazetarët me 15 vjet burg nëse bien ndesh me qëndrimin zyrtar të qeverisë. Ajo detyroi shumë media të huaja të largoheshin nga vendi.

MTS, operatori më i madh i rrjetit celular në Rusi, konfirmoi se shumë nga kanalet e tij, duke përfshirë NTV Plus, Rostelecom dhe Wink, ishin në mesin e atyre të hakuarve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme