Ushtria e Pakistanit ka vrarë më shumë se 100 “terroristë” në më pak se 24 orë pas sulmit vetëvrasës në vendin e shenjtë të Sufistëve, sulmi më vdekjeprurës në dy vite.
Vrasjet, që u bënë të ditura nga zyra e ushtrisë, vijnë pas thirrjeve për siguri më të madhe në vend pas një serie sulmesh, transmeton portali arbresh.info.
Në deklaratën e ushtrisë thuhet: “Mbi 100 terroristë janë vrarë që nga mbrëmë dhe janë bërë arrestime të konsiderueshme gjithashtu”.
Dje janë vrarë të paktën 88 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur, kur një sulmues vetëvrasës hodhi vetën në erë në vendin e shenjtë të Lal Shahbazit në Sehwan./Arbresh.info
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...