Google ADS

Hakmerret Rusia, dëbon një pjesë të stafit të ambasadës amerikane

12:25 | 28 Korrik 2017
Arbresh.info

Moska i ka thënë SHBA-ve të reduktojë numrin e stafit diplomatik në Rusi në 455 persona, si dhe ka ndaluar përdorimin e magazinave të ambasadës në kryeqytet.

Lëvizja hakmarrëse vjen pasi Kongresi amerikan miratoi sanksionet e reja kundër Rusisë, transmeton portali arbresh.info.

“Pala ruse po pezullon përdorimin e të gjitha objekteve të magazinimit në Rrugën Dorozhnaya në Moskë dhe një vilë në Serebryaniy Bor nga Ambasada e SHBA në Rusi që nga 1 gushti”, tha ministria e jashtme ruse në një deklaratë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme