Google ADS

Hakmarrje për al-Bagdadin, kurdët shtojnë sigurinë te burgjet e ISIS

22:50 | 28 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Burgjet në Siri ku mbahen ish luftëtarët e ISIS-it kanë shtuar nivelin e sigurisë, pas vrasjes së kryeterroristit Abu Bakr al-Bagdadi.

Rojat kurde që mbajnë nën vëzhgim burgjet po përgatiten për trazira të mundshme ose sulme ndaj burgut ku mbahen me mijëra ndjekës të grupit terrorist.

Pak kohë më parë, al-Bagdadi u kishte kërkuar ndjekësve të ISIS-it të sulmonin burgjet e të lironin shokët e tyre nga burgu.

Vdekja e tij nuk është njoftuar ende brenda burgjeve, por disa prej tyre kanë telefona dhe gjasat janë që ta kenë marrë lajmin./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme