Australia ishte vendi i parë që kërkoi hetimin e origjinës së koroanvirusit dhe hakmarrja e Kinës nuk vonoi.
Pas përkeqësimit të lidhjeve tregtare, autoritetet kineze ndaluan një gazetare australiane të punësuar në televizion shtetëror të Kinës. Deri tani nuk ka asnjë informacion rreth shkaqeve të ndalimit dhe Ministria e Jashtme e Kinës refuzoi të japë shpjegime.
Gazetarja dhe prezantuesja Cheng Lei është ndaluar dy javë më parë. Ajo ka drejtuar një program biznesi në kanalin anglisht të televizion shtetëror kinez, CGTN. Pas ndalimit, videot e saj janë hequr të gjitha nga uebsajti i televizionit.
Ngjarja u bë publike pasi miqtë e gazetares e kishin të pamundur ta kontaktonin, ndërsa më pas lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Jashtme e Australisë.
Cheng ka drejtuar rregullisht forume biznesi në Pekin dhe është shumë e njohur në rrethin e komunitetit të biznesit australian.
Deri tani autoritetet kineze nuk kanë dhënë ndonjë sqarim në lidhje me ndalimin e saj dhe Ministria e Jashtme refuzoi të komentojë, por vetëm tha se Kina do të veprojë në përputhje me ligjin.
“Ne e vlerësojmë marrëdhënien Kinë – Australi, por në të njëjtën kohë zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe kërkon përpjekje të përbashkëta të të dy palëve,” tha me një gjuhë diplomatike zëdhënësja Hua Chunying në përgjigje të pyetjes nëse kombësia e gazetares Cheng dhe zhvillimet e fundit negative të marrëdhënieve kino-austrialine janë të ndërlidhura.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...