Hakeri Gevers i tha gazetës De Volkskrant se ai kishte hyrë në llogarinë e Trump-it duke provuar “maga2020!”, që është shkurtim i frazës së përdorur nga presidenti amerikan, “Make America great again”.
Një haker holandez ndau një pamje të ekranit me të cilën ai tregoi se ka fituar qasje në llogarinë e presidentit të SHBA-së Donald Trump në Twitter duke e qëlluar fjalëkalimin e tij Twitter në përpjekjen e tij të pestë.
Sipas një lajmi në gazetën lokale De Volkskrant, fjalëkalimi i llogarisë së presidentit të SHBA-së Trump në Twitter, i cili ka 87 milionë ndjekës, u qëllua nga hakeri me emrin Victor Gevers.
Gevers i tha gazetës De Volkskrant se ai kishte hyrë në llogarinë e Trump-it duke provuar “maga2020!”, që është shkurtim i frazës së përdorur nga presidenti amerikan, “Make America great again”.
Siç raportohet, në llogari nuk është aktivizuar karakteristika e verifikimit me dy faktorë (2FA).
“Unë prisja që llogaria të bllokohej pas përpjekjes së katërt, por e gjeta fjalëkalimin në përpjekjen e pestë pa ndonjë informacion shtesë”, tha Gevers.
Victor Gevers, i cili hyri në llogarinë e Trump-it dhe bëri shkrepje të ekranit (screenshot), i ndau ato me revistën mujore Vrij Nederland.
Me të kuptuar situatën, Shërbimi Sekret Amerikan ka kontaktuar Gevers-in dhe ka marrë informacion nga hakeri holandez.
Më pas, siç raportohet, zyrtarët amerikanë e kanë bërë llogarinë e presidentit Donald Trump në Twitter më të sigurt duke aktivizuar vërtetimin me dy faktorë.
Sipas gazetës, Victor Gevers, i cili gjithashtu i dërgoi një e-mail Trump-it duke shpjeguar se si ai hyri në llogarinë e tij, këshilloi presidentin e SHBA-së të përdorë një fjalëkalim më të sigurt.
Siç thuhet më tej, fjalëkalimi i Trump-it në Twitter është marrë edhe më parë nga hakerat holandezë.
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa