Po, është pikërisht ajo. Mark Zuckerberg ka lënë punën e tij në Facebook. Nëse nuk besoni atëherë në vazhdim Arbresh.info ua vërteton atë.
Megjithatë, mos u tronditni apo befasoni sepse ajo ishte vetëm një iluzion, shkruan arbresh.info. Në fakt ky është një lëshim në uebfaqen e rrjetit social që iu lejon të gjithëve të manipulojnë me eventet jetësore në Facebook tek çdo përdorues që ka të postuar statusin e punës tek gjiganti.
Ky lëshim, i zbuluar nga hakeri i pavarur Sachin Thakuri, nuk është një e metë teknike. E gjitha që Thakuri bëri është kopjimi i URL-së origjinale të eventit jetësor të Mark Zuckerbergut duke e larguar parametrin ‘ustart=1’:
Nëse klikoni në linkun e manipuluar atëherë eventi jetësor i Mark Zuckerbergut do shfaqet me tekstin “Largohet nga Puna në Facebook” në vend të “Filloi Punën në Facebook”.
Edhe pse ky nuk është një lëshim serioz i sigurisë, ky mund të përdoret si një truk që mund të bëjë dikë të besojë se me të vërtetë është larguar nga puna.
Thakuri ka raportuar këtë lëshim tek ekipi i sigurisë në Facebook, por ai ende nuk është rregulluar./arbresh.info
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...