Një adoleshent 19-vjeçari ka fituar 150.000 milionë funta duke hakuar faqen zyrtare të një kompanie ajrore si dhe duke vjedhur informata e qindra pasagjerëve.
Adoleshenti, i identifikuar si Zhang nga Heilongjiang të Kinës verilindore, hakoi një uebfaqe kineze dhe shkarkoi ilegalisht 1.6 milionë detaje të pasagjerëve, përfshirë detajet për fluturim, emrat, numrat e ID kartelave, e-mail adresat, dhe numrat e telefonave, transmeton arbresh.info.
Zhang më pas i përdori ato informata për të gënjyer shumë konsumator duke i bindur ata që kompania ka pasur disa probleme me rezervime të fluturimeve, dhe duke kërkuar të paguajnë tarifa shtesë për të udhëtuar në ndonjë vend të përcaktuar. Përveç kësaj, hakimi i shkaktoi kompanisë humbjen e 12.365 dollarëve për shkak kërkesave për rikthim të parave nga konsumatorët.
Incidenti ka ndodhur nga 31 korriku deri më 20 gusht të këtij, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia në muajin nëntor në Dalian të Kinës veriore./arbresh.info
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...