Kjo është rreth 40 për qind e popullatës së Kanadasë, dhe shumica e klientëve të prekur jetojnë në provincat Ontario dhe British Columbia
Emrat, adresat, fjalëkalimet dhe të dhënat e kujdesit shëndetësor të rreth 15 milion kanadezëve mund të jenë thyer gjatë një sulmi kibernetik në LifeLabs, klinika më e madhe e pavarur e kujdesit shëndetësor, bëri të ditur sot ndërmarrja.
Kjo është rreth 40 për qind e popullatës së Kanadasë, dhe shumica e klientëve të prekur jetojnë në provincat Ontario dhe British Columbia.
Hakerët kërkuan shpërblesë, dhe LifeLabs tha se është duke punuar për të rikthyer informacionet e vjedhura duke bërë pagesën.
“Ka informacione që kanë të bëjnë me afërsisht 15 milionë konsumatorë në sistemet kompjuterike, të cilëve u është qasur potencialisht në këtë shkelje”, tha presidenti i LifeLabs, Charles Brown, në një letër të hapur të postuar në faqen e internetit të kompanisë.
“Jam shumë i shqetësuar për këtë çështje”, tha Michael McEvoy, komisioneri i privatësisë i British Columbia.
“Thyerja e informacioneve të ndjeshme personale shëndetësore mund të jetë shkatërruese për ata që preken”.
Përmes një sistemi laboratorësh në të gjithë vendin, LifeLabs bën rreth 112 milionë teste gjaku në vit.
Në letrën e hapur, Brown kërkoi falje për shkeljen dhe renditi hapat që LifeLabs ka krijuar për të korrigjuar situatën.
Ato përfshijnë punësimin e “ekspertëve të klasit botëror të sigurisë kibernetike për të izoluar dhe siguruar sistemet e prekura” dhe “forcimin e mëtejshëm të sistemeve tona për të parandaluar incidentet në të ardhmen”.
Brown tha se kompania po ashtu do të ofrojë “shërbime të mbrojtjes së sigurisë”.
Derisa lajmi për shkeljen u bë publik nga kompania të martën, besohet se sulmi ka ndodhur më 1 nëntor./AA
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA