Hakerat rusë thyen bazën e të dhënave të Departamentit të Policisë në Uashington dhe kanë kërcënuar të ndajnë informacione me bandat kriminale nëse nuk paguan një shpërblim të papërcaktuar.
Një sindikatë ruse ka pretenduar të ketë vjedhur të dhëna të ndjeshme, përfshirë ato për informatorët, tha forca policore.
Kriminelët kibernetikë postuan foto në faqen e tyre në “dark web” duke mbështetur pretendimin e tyre për të vjedhur më shumë se 250 gigabajt të dhëna, raporton “skynews”.
Grupi Babuk, një bandë relativisht e re kibernetike, tha në faqen e saj të internetit se kishte “shkarkuar një sasi të mjaftueshme informacioni” nga baza e të dhënave.
Fotografitë që postuan në internet sugjeruan se ata kanë të dhëna nga të paktën katër kompjuterë, duke përfshirë raporte të inteligjencës, informacione mbi konfliktet e bandave, regjistrimin e burgut dhe dosje të tjera administrative, transmeton arbresh.info.
Departamenti i policisë në Uashington tha se po e merrte kërcënimin seriozisht.
Ata thanë në një deklaratë: “Ne jemi të vetëdijshëm për hyrjen e paautorizuar në serverin tonë. Ndërsa po përcaktojmë ndikimin e plotë dhe vazhdojmë të rishikojmë aktivitetin, ne kemi angazhuar FBI për të hetuar plotësisht këtë çështje.”/arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...