Alarm në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Hakerët rus kanë sulmuar një rrjet kompjuterik të Pentagonit.
“Sulmi kibernetik i hakerëve rus u vërejt shumë shpejtë dhe u ndalua brenda 24 orëve”, deklaroi ministri i mbrojtjes Ashton Carter. Ekspertët e Pentagonit kanë fituar informacione të dobishme mbi taktikat e hakerëve kibernetik.
Ministri Carter, vizitoi të enjten dhe të premten Silicon Valley në Kaliforni, në mënyrë që të përforcojnë marrëdhëniet në mes të Pentagonit dhe shërbimit të IT-ve, transmeton arbresh.info.
Kreu i shërbimit sekret të jashtëm NSA, Michael Rogers, në mars kishte bërë të ditur se Rusia ishte bërë dukshëm më aktive në fushën kibernetike.
Në tetor të vitit të kaluar, sipas CNN, rusët kanë qenë përgjegjës për një sulm tjetër kibernetik në shtëpinë e bardhë./arbresh.info/
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...