Google ADS

Hakerët “rrëzojnë” hotelet e Donald Trump-it

10:29 | 2 Korrik 2015
Arbresh Info

Shkrirja e vazhdueshme e perandorisë së Donald Trump-it solli një numër të madh të komenteve inflamatore të cilat janë plotësuar edhe me një hakim të bërë së fundmi.

‘Trump Hotel Collection, një hotel luksoz, ka qenë objektiv nga hakerët që kanë thyer një numër të madh të kredit kartelave, shkruan arbresh.info.

“Ashtu si çdo kompania tjetër, ne kemi qenë të alarmuar për aktivitetin e dyshimtë të mundshëm tek kredit kartat që janë në mes të hetimeve për të përcaktuar nëse është i përfshirë ndonjë pronë e jona”, tha Eric Trump, zëvendës presidenti ekzekutiv i zhvillimit dhe blerjeve në  ‘The Trump Organization’ tek një deklaratë për ‘CNBC’, transmeton arbresh.info.

Njoftimi rreth këtij sulmi në kredit kartelat ishte raportuar nga ‘Krebs on Security,  ku sulmi është përshkruar si një seri e akuzave të bëra tek ky hotel.

Ende nuk është konfirmuar nëse sulmi i hakerëve ka të bëjë me rënien e fundit që pësori Donald Trump, që bëri shumë partnerë si Univision, NBC, dhe Macy të shkëpusin lidhjet./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme