Google ADS

Hakerët për të cilët FBI ofron 4.2 milionë dollarë (Foto)

11:40 | 31 Gusht 2015
Arbresh Info

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe FBI janë të gatshme për të paguar gjithsej 4.2 milionë dollarë për informacionet që i dërgojnë ata drejt arrestimit të pesë kriminelëve më të kërkuar kibernetik të akuzuar për kryerjen e mashtrimeve miliona dollarëshe.

Evgeniy Bogachev, Nicolae Popescu, Alexsey Belan, Peteris Sahurovs dhe Shailesh Kumar Jain janë pesë hakerët më të kërkuar nga FBI.

  1. Evgeniy Mikhailovich Bogachev | Shpërblimi: 3 milionë dollarë

Evgeniy Mikhailovich Bogachev, i njohur si “lucky12345”, “Slavik”, dhe “Pollingsoon”, është krijuesi i botnet-it GameOver Zeus, i cili është përdorur nga kriminelët për të infektuar më shumë se 1 milionë kompjuterë, që rezultoi në humbjen e 1 milionë dollarëve që nga viti 2009.

Përveç botnet-it GameOver, Bogachev është i akuzuar për zhvillimin e CryptoLocker Ransomware, i cili është dizajnuar për enkripitimin e dosjeve të rëndësishme tek ndonjë kompjuter duke lënë si mënyrë të vetme tek viktima të paguaj një shumë për kthimin e tyre, transmeton arbresh.info.

Bogchev kryeson në listën që FBI ka në shënjestër derisa një shpërblim prej 3 milionë dollarësh ofrohet tek personat që gjejnë informacione që dërgojnë agjencinë drejt arrestimit të hakerit.

  1. Nicolae Popescu | Shpërblimi: 1 milionë dollarë

Nicolae Popescu, i cili ka përdorur pseudonimet si Niculae Popescu, Nae Popescu, Nicolae Petrache, Nae dhe Stoichitoiu, është krimineli kiberneitk i dytë në listën nga FBI.

34-vjeçari rumun është akuzuar për mashtrimin e amerikanëve të pafajshëm me ankande false të postuara në uebfaqet si eBay, Cars.com dhe AutoTrander, duke shitur vetura që në të vërtetë nuk ekzistonin.

Popescu së bashku me hakerët e tjerë të lidhur me këtë temë kanë fituar më shumë se 3 milionë dollarë nga këto ankande duke viktimizuar thuajse 800 përdorues, të cilët ofruan para për vetura imagjinare, ora Rolex, jahte, aeroplane private dhe gjëra të tjera luksoze.

Autoritetet kanë arrestuar gjashtë anëtarë që kanë qenë pjesë e këtyre mashtrimeve në vitin 2012, por Popescu së bashku me një partner tjetër kanë ikur.

  1. Alexsey Belan | Shpërblimi: 100.000 dollarë

Alexsey Belan, një shtetas rus, është i kërkuar për vjedhjen e të dhënave të konsumatorëve nga komprometimet e bëra në sistemet e sigurisë kibernetike në tri faqet madhështore në Nevada dhe Kaliforni gjatë vitit 2012 dhe 2013.

Pas vjedhjes dhe eksportimit të data bazës së përdoruesve së bashku me fjalëkalimet në serverin e tij, Belan është akuzuar gjoja se ka biseduar shitjet e data bazës.

  1. Peteris Sahurovs | Shpërblimi: 50.000 dollarë

Peteris Sahurovs është akuzuar për zhvillimin dhe shitjen e një virusi kompjuterik përmes reklamave në uebfaqet për lajme. Ai dyshohet se ka kryer këto sulme nga shkurti deri në shtator të vitit 2010.

Këto reklamave false të shfaqura në portale kanë detyruar përdoruesit të paguajnë programe kundër viruseve, shkruan arbresh.info. Në rast se një përdorues ka refuzuar për të paguar softuerin, kompjuteri i viktimës do shfaqet alarme të rrejshme sigurie.

Sahurovs, një vendas i Letonisë, ka fituar më shumë se 2 milionë dollarë duke shituar “programe kundër viruseve”.

  1. Shailesh Kumar Jain | Shpërblimi: 50.000 dollarë

Shailesh Kumar Jain është hakeri i vetëm në listën e më të kërkuarve nga FBI që është qytetar amerikan.

Jain ka fituar 100 milionë dollarë ndërmjet dhjetorit të vitit 2006 dhe tetorit të vitit 2008, bazuar në FBI-në. Ai ka përdorur reklama dhe mashtrime tjera në e-mail adresa për të bindur përdoruesit se kompjuteri i tyre është i infektuar me virus duke i shitur më pas atyre programe kundër tyre me një shumë nga 30 deri në 70 dollarë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme