Hakerët paralizojnë ueb-faqet e gazetave suedeze

15:44 | 20 Mars 2016
Arbresh.info

Një grup hakerësh të panjohur i kanë paralizuar për disa orë ueb-faqet e gazetave kryesore të Suedisë gjatë fundjavës, ka bërë të ditur policia vendore e cila është duke e vazhduar hetimin lidhur me rastin, transmeton arbresh.info.
Sulmi ishte “jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe serioz”, tha drejtoresha e Shoqatës Suedeze për Media, Jeanette Gustafsdoter.
Deri më tash ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet që çuan në bllokimin e faqeve të gazetave Dagens Nyheter, Svenska Dagbladet, Expressen dhe Aftonbladet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme