Sistemi SCADA ka qenë gjithmonë një shënjestër interesante për kriminelët kibernetik për shkak të suksesit të virusit Stuxnet që ishte zhvilluar së bashku nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli për të ndërprerë objektet bërthamore të Iranit disa vite më parë.
Tani, hakerët kanë përdorur këtë program keqdashës shumë shkatërrues dhe të infektuar në tri autoritete regjionale të energjisë në Ukrainë duke shkaktuar ndërprerje në regjionin Ivano–Frankivsk të Ukrainës më 23 dhjetor.
Ministri i Energjisë së Ukrainës ka konfirmuar që ishte duke hulumtuar rastin që një sulm kibernetik ndërpreu ofruesin lokal të energjisë Prykarpattyaoblenergo që shkaktoi ndërprerjen e energjisë dhe la shumë shtëpi në Ivano-Frankivsk pa energji disa ditë para Krishtlindjeve.
Bazuar në agjencinë e lajmeve në Ukrainë ‘TSN’, ndërprerja ishte si rezultat i një virusi që shkyçi nënstacionet elektrike, transmeton arbresh.info. Të hënën, hulumtuesit nga ESET konfirmuan që shumë autoritete të energjisë në Ukrainë ishin infektuar me virusin “BlackEnergy”.
BlackEnergy ishte zbuluar së pari në vitin 2007 si një mjet i thjeshtë që kryen sulme DDoS, por ishte përditësuar dy vite më parë për të shtuar funksione të reja, përfshirë aftësinë për t’i bërë kompjuterët e infektuar që të mos startojnë. Ky virus ishte lansuar nga shërbimet e sigurisë ruse për përdorim kundër sistemeve të ndryshme dhe shënjestrave sensitive, deklaroi shërbimi sekret i shtetit ‘SBU’ në një deklaratë të hënën.
Bazuar në kompaninë kundër viruseve ESET, ky virus së fundmi është përditësuar duke shtuar një komponent të ri të quajtur KillDisk që ju ofron hakerëve qasje tek kompjuterët e infektuar./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA