Hakerët kinezë vjedhin të dhënat e marinës amerikane nga kontraktuesi

16:00 | 9 Qershor 2018
Arbresh.info

Hakerët e qeverisë kineze kanë hyrë në kontraktuesin e marinës amerikane dhe kanë vjedhur më shumë se 600 gigabajt të dhëna, thonë zyrtarët amerikanë.

Sulmi kibernetik ndodhi në muajin janar dhe shkurt dhe preku kontraktuesin që punonte tek nëndetëset dhe armët nënujore, raporton Washington Post, transmeton portali arbresh.info.

Post tha se ata që qëndrojnë pas shkeljes, supozohet se kanë vjedhur plane sekrete për një raketë supersonike anti-anije. Gazeta raportoi se ndërsa të dhënat ishin vendosur në rrjetin e paklasifikuar të kontraktorit, kur agregohen, zyrtarët thanë se të dhënat mund të konsideroheshin të klasifikuara.

Sipas New York Times, të dhënat e marra ishin të paklasifikuara.

Të dy mediat cituan zyrtarë të paidentifikuar dhe kontraktori i synuar në sulmin kibernetik nuk u identifikua nga asnjëra.

Zyrtarët u kanë thënë gazetave se është duke u zhvilluar një hetim për ndërhyrjen nga Marina e SHBA-ve dhe FBI-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme