Facebook ka pranuar që hakerët kanë arritur të kenë qasje në të dhënat e 29 milionë përdoruesve të rrjetit social duke përdorur listën e miqve për të vjedhur xhitonët e qasjes.
Rrjeti social ka folur për sulmin kibernetik, duke thënë se ishte duke bashkëpunuar me FBI-në, që është duke hetuar në mënyrë aktive, transmeton portali arbresh.info.
Facebook shtoi më tej që byroja e hetimit ka kërkuar që të mos diskutohet se kush mund të jetë prapa sulmit.
Më tej është thënë që mundësia e qasjes në llogaritë e 50 milionë njerëzve që besohet të jenë prekur, kurse 30 milionë janë që dihet se u janë vjedhur xhitonët e qasjes.
“Së pari, sulmuesit kontrolluan tashmë një sërë llogarish, të cilat ishin të lidhura me miqtë e Facebook-ut. Ata përdorën një teknikë të automatizuar për të lëvizur nga llogaria në llogari në mënyrë që të mund të vjedhin shenjat e aksesit të atyre miqve dhe miqve të atyre miqve në, duke arritur në rreth 400,000 njerëz”, shkroi Facebook.
Facebook gjithashtu theksoi se sulmi nuk ka ndikuar në Messenger, Messenger Kids, Instagram, WhatsApp, Oculus, Workplace, Pages, pagesat, aplikacionet e palëve të treta, ose reklamat ose zhvilluesit./Arbresh.info/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...