Google ADS

Hakerët e ISIS-it zbulojnë listën e personave që kanë në shënjestër

19:23 | 30 Prill 2016
Arbresh Info

Mijëra persona të zakonshëm të New York-ut janë alarmuar kur zbuluan se emrat e tyre janë në një listë të ISIS-it që u publikua së fundmi.

Edhe pse nuk kanë ndonjë lidhje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbi 3600 emra janë shtuar në një listë që ISIS ka si shenjëtar ku janë të përfshirë edhe punëtorë nga Departamenti i Sigurisë së SHBA-së, shkruan portali arbresh.info.

FBI ka njoftuar të gjithë personat nga New York-u nga të gjitha pjesët e ndryshme të qytetit që emri i tyre është në listë, raporton ‘ABC’. Megjithatë, këta emra që gjendet në atë listë nuk janë zbuluar edhe për publikun.

FBI beson që lista me emrat e atyre personave është thjeshtë një taktikë për t’i frikësuar njerëzit, por një grup i hakerëve të ISIS-it i njohur si Cliphate Cyber United apo Caliphate Cyber Army, ka postuar informatat e personave online. Shumica nga adresat e personave që janë në listë janë të pa përditësuar, gjë që ka bërë FBI të besojë se është një listë e vjetër.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që ISIS ka krijuar një listë për personat që ka në shënjestër, shkruan portali arbresh.info. Vitin e kaluar, një grup në lidhje me Shtetin Islamik ka postuar emrat, adresat dhe fotot e 100 anëtarëve të shërbimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i kërcënuar më pas ata me vrasje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme