Raporti i Rusisë me krimin kibernetik është nën vëzhgim të rreptë pasi inteligjenca amerikane pretendoi se hakera rusë kishin ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale. Ndërsa Rusia i mohon këto akuza, publikon edhe video të tilla për të treguar se si trajtohen hakerat në vend.
16 persona u arrestuan nëntorin e shkuar, por vetëm tani rasti bëhet publik, në operacione të ndryshme policie në të gjithë Rusinë dhe akuzohen se kanë vjedhur paratë e njerëzve të thjeshtë përmes telefonave të tyre celularë.
Sipas policisë ruse, të arrestuarit kishin infektuar me viruse mbi një milion telefona celularë, si zakonisht ata me programin operativ android, që janë shënjestra kryesore e hakerave. Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme ruse Irina Volk tha se përmes viruseve të vendosur në telefonat e njerëzve, hakerat vidhnin para pa u diktuar nga llogaritë e tyre bankare.
Volk tha se plani i tyre ishte mjaft i zgjuar pasi ata vidhnin shuma sa më të vogla nga sa më shumë njerëz për të mos rënë në sy. Virusi, pa u kuptuar nga përdoruesi i celularit, i dërgonte mesazhe bankës përmes aplikacionit në telefon dhe e udhëzonte që të kryente transferimin e parave në llogari të hapura që më parë. Gjatë aktivitetit të tyre ata kishin mundur të përvetësonin thuajse 1 milion dollarë.
Zëdhënësja e ministrisë së brendshme ruse gjithashtu tha se policia zbuloi se hakerat po përgatiteshin të bënin të njëjtën gjë në Francë, operacion për të cilin ju gjetën prova dhe mbase edhe në vende të tjera evropiane.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...