Një anëtar i bandës famëkeqe të hajdutëve ishte në gjendje të ikte nga vendi i ngjarjes duke u fshehur në dollap në pritje të largimit të policisë.
Ai më vonë u diktua nga banorët, por ende arriti të arratisej, transmeton portali arbresh.info.
Ngjarja ka ndodhur në Athinë gjatë një grabitjeje të dështuar.
Sipas mediave greke, katër grabitës të armatosur hynë në banesën 8-katëshe në periferinë bregdetare dhe lidhën pronaren 64-vjeçare dhe mirëmbajtësen e shtëpisë, para se të nisnin futjen e gjërave nëpër çanta.
Fatmirësisht djali i pronares që jeton në apartamentin sipër, pa hajdutin në kamera mbikëqyrëse dhe arriti të thërrasë policinë.
Edhe pse 20 oficerë policie rrethuan pallatin, hajdutët e xhevahireve refuzuan të dorëzohen dhe ikën nëpër ballkonet ngjitur. Dy prej tyre, një rus dhe një armen u arrestuan ndërsa i treti, një shtetas moldav gaboi një hap dhe u rrëzua për vdekje. Ndërsa i katërti arriti të largohet nga vendi./Arbresh.info
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...