Policia holandeze përdori topa uji dhe arrestoi dhjetëra njerëz të mbledhur në Hagë për të protestuar ndaj masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Qindra vetë u mblodhën në qendër të qytetit, dhe shumë u mbajtën dorë me dorë, duke protestuar ndaj masave për të mbajtur një distancë fizike prej 1.5 metra në vendet publike.
Autoritetet lokale fillimisht ndaluan tubimin por përfundimisht e aprovuan atë me kusht që të ishte në kohë të shkurtër.
Policia tha se tubimi ishte i qetë deri në shpërthimin e një incidenti me tifozët e futbollit, të cilët filluan të hedhin gurë dhe shishe te policët. Më vonë, disa protestues nuk pranuan të shpërndaheshin, kështu që policia përdori topa uji për t’i shpërndarë ata.
Holanda ka prezantuar masa më të buta karantine në krahasim me masat e tjera evropiane. Rreth 49.590 njerëz u infektuan në vend, nga të cilët 6.090 vdiqën.
Guardiola “ankohet” se nuk ka lojtarë, City i ga...
Kurti për Ditën e Veteranëve bëri nderime te Kompleksi Memor...
Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për na...
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle