Tre nga pesë gjyqtarët që kanë shqyrtuar ankesën e kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiç, gjeneralit të Ushtrisë së Republikës Sërpska në vendimin në të cilin, ndër të tjerat është dënuar edhe për gjenocid në Srebrenicë do të ndërrohen pasi vërehet “dukuria e animit”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mekanizmi ndërkombëtar rezidual për gjykatat penale të Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar sot se gjyqtari francez Jean-Claude Antonetti ka hequr tre gjyqtarët nga procesi ankimor me argumentin se prania e tyre në rastet e mëparshme, lidhur me ish komandantin e Ushtrisë së Republikës Sërpska, nënkupton se ka rrezik për paanshmërinë e tyre.
Ky vendim me siguri do të shtyjë shqyrtimin e ankesës së Mlladiçit. Mlladiç vitin e kaluar u dënua me burgim të përjetshëm nga 10 pika të aktakuzës për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për rolin e tij gjatë luftës në Bosnjë e Hrecegovinë nga viti 1992 deri më 1995.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...