Haga nis hetimet për presidentin e Filipineve

17:22 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve (GJND) do të hap një hetim preliminar për krimet e pretenduara që janë kryer nga qeveria e Filipineve në luftën e drogës, njofton kryeprokurori.

Fatou Bensouda tha se do të shikonte raportet e vrasjeve jashtëgjyqësore, transmeton portali arbresh.info

Politika e presidentit Rodrigo Dutertes e mbështetjes së vrasjeve të tilla në luftën e drogës kishte ndezur kundërshti ndërkombëtare.

Bensouda tha se një ekzaminim fillestar gjithashtu do të hapet në përdorimin e forcës së tepruar në Venezuelë.

Qeveria e Presidentit Nikolas Maduro është përballur me akuza për shkelje të të drejtave të njeriut pas protestave vitin e kaluar në të cilin u vranë më shumë se 120 njerëz./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme