Google ADS

Haga nis hetimet për krimet e luftës në Ukrainë

01:31 | 3 Mars 2022
Trina Galanxhi

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë, Holandë ka deklaruar se do të vazhdojë menjëherë me një hetim aktiv pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Prokurori i GJNP-së Karim A.A. Khan tha në një deklaratë, 39 nga shtetet anëtare të gjykatës kishin kërkuar që hetimi të vazhdojë, transmeton portal arbresh.info

“Puna jonë në mbledhjen e provave ka filluar tani,” tha Khan, duke vënë në dukje se hetimi do të mbulojë incidentet në Ukrainë nga viti 2013 e deri më sot.

Khan tha se zyra e tij “tashmë kishte gjetur një bazë të arsyeshme për të besuar se krimet brenda juridiksionit të Gjykatës ishin kryer dhe kishte identifikuar raste të mundshme që do të ishin të pranueshme”./cnn/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme