Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, ka premtuar se do ta zbatojë armëpushimin aktual në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Maas, i cili sot u takua me Haftar në Benghazi, tha në Twitter se Haftar është i gatshëm të kontribuojë në përmbylljen e suksesshme të Konferencës për Libinë që do të organizohet më 19 janar në Berlin dhe pjesëmarrjen në princip në këtë konferencë.
“Haftar premtoi se do ta respektojë armëpushimin aktual”, tha kryediplomati gjerman.
Ndryshe, të hënën në Moskë delegacionet turke dhe ruse zhvilluan bisedime me palët ndërluftuese në Libi, ku pritej të formalizohej armëpushimi i filluar më 12 janar në përgjigje të thirrjes së përbashkët të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe atij rus, Vladimir Putin.
Marrëveshja u nënshkrua nga Fayez al-Sarraj, kreu i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të pranuar nga OKB, por Khalifa Haftar, komandanti rebel me bazë në lindje të Libisë, mëngjesin e nesërm u largua nga Moska pa nënshkruar marrëveshjen, duke kërkuar afat dyditor për konsultime lokale.
Të dielën, 19 janar, në kuadër të Procesit së Berlinit për zgjidhjen e krizës në Libi, në kryeqytetin gjerman do të mbahet një konferencë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë ftesa krerëve të shteteve dhe qeverive për të qenë pjesëmarrës në takim.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Turqia, SHBA, Rusia, Britania, Franca, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Republika e Kongos, Italia, Egjipti, Algjeria si dhe nga OKB dhe Bashkimi Evropian.
Ndërkaq, është njoftuar se në konferencë janë ftuar edhe Fayez al-Sarraj, kreu GNA-së, si dhe lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar.
Më parë janë mbajtur 5 takime në nivel pune në kuadër të Procesit të Berlinit për çështjen e Libisë.
Që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe EBA dhe tjetra GNA me qendër në Tripoli që gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.
Në muajin prill, Haftar nisi një ofensivë për pushtimin e Tripolit, veprim i cili u kundërshtua nga komuniteti ndërkombëtar.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...