Google ADS

Habit peshkopi rus, thotë të votohet kundër Putinit

01:52 | 23 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një peshkop ortodoks ruk ka këshilluar besimtarët e tij që të votojnë kundër Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në muajin mars.

Deklarata e tij ka ngjallur habi, pasi ai bëhet peshkopi i parë që ka folur hapur kundër mbështetjes së Putinit, shkruan Novaya Gazeta, transmeton portali arbresh.info

Gazeta ruse thekson se ai ishte motivuar nga zullumi i perceptuar i Putinit dhe jo nga dallimet politike.

Peshkopi Yevtikhy Kurochkin i katedrales epiphane në qytetin siberian të Ishmit shkroi në faqen e tij në rrjetin social më të popullarizuar të Rusisë, VK, se ai nuk mund të ndiqte “dëshirën e tij për të votuar Putinin pas fjalimeve të tij blasfemuese”.

Peshkopi është zemëruar me Vladimir Putin, pasi ky i fundit krahasoi komunizmin dhe fenë krishtere.

Putin kishte argumentuar se regjimi sovjetik kishte “përshtatur” idetë e krishtera për ideologjinë e saj komuniste./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme