Guvernatori: Sulmet ruse në Kharkiv vranë 25 persona

08:20 | 23 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Sulmet ruse të martën dhe të mërkurën në Kharkiv kanë vrarë të paktën 25 persona, sipas guvernatorit rajonal.

Oleh Synehubov, guvernatori i rajonit të Kharkiv, tha se rusët vazhduan të bombardojnë zonat e banuara të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, dhe qytetet brenda rajonit të Kharkiv.

“Nuk ka asnjë ndërprerje në granatimet e civilëve nga pushtuesit rusë”, shkroi ai në Telegram.

“Kjo është dëshmi se ne nuk mund të presim të njëjtin skenar si në Chernihiv apo Kiev.”

Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych tha në një fjalim video se forcat ruse po godasin Kharkivin për të terrorizuar popullsinë dhe për të detyruar Ukrainën të devijojë trupat./Abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme