Baza ajrore ushtarake siriane, e cila u sulmua me raketa nga SHBA-të është hapur serish për operim, ka thënë guvernatori i provincës Homs, të shtunën.
SHBA lansuan të premten raketa si kundërpërgjigje ndaj sulmit me gaz helmues në të cilin u vranë 86 persona, përfshirë edhe 30 fëmijë. SHBA akuzoi qeverinë siriane se kishte lansuar sulmin e mëhershëm prej bazës Shayrat. Damasku fuqishëm hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka përdorur armë kimike.
Ushtria siriane tha të premten se janë shkaktuar dëme të madhe në bazë, në të cilën SHBA hodhën 59 raketa Tomahawk.
“Aeroporti është duke operuar në fazën e parë”, tha guvernatori Talal Barazi për Reuters.
Ai ka bërë të ditur se aeroplanët janë larguar nga aeroporti, por nuk ka treguar se ku janë dërguar.
Një aktivist sirian tha se fluturimi i parë nga baza është kryer të shtunën në mëngjes.
Ndërsa, një burim i lartë ushtarak tha se aeroporti ishte evakuuar duke iu falënderuar paralajmërimit nga Rusia, e cila ka dërguar praninë e saj ushtarake për të ndihmuar regjimin e Bashar al Asadit.
Burimi ushtarak, një jo sirian, tha se vetëm disa aeroplanë që ishin jashtë funksionit janë shkatërruar.
SHBA-të kanë paralajmëruar Rusinë para sulmit, shkruan Reuters.
Asad është i mbështetur në luftë nga Irani dhe grupi libanez Hezbollah, si dhe grupe tjera iraniane.
Pentagoni tha se raketat kishin për cak aeroplanët dhe vendin ku ata ishin të vendosur, si dhe hapësirat logjistike, bunkerët për furnizim me municion, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarët.
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj